Transport falas në të gjithë Shqipërinë

Me Politikat e Privatësisë ne do të qartësojmë se ku dhe si mbrohen të dhënat personale të të gjithë konsumatorëve të regjistruar në faqen tonë të internetit. Kjo politikë e privatësisë vlen vetëm për shop.smartia.al. Nëse shfaqet ndonjë link tjetër qe ju lidh me faqe të tjera, ne nuk marrim asnjë përgjegjësi në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale nga ato faqe të internetit.

Çdo përdorues pas regjistrimit dhe blerjes, deklaron se është i njohur dhe pajtohet me Politikën e Privatësisë sonë.

Duke klikuar , të gjitha të dhënat personale që regjistrohen në sistemin tonë nëpërmjet formularit të regjistrimit do të përdoren për qëllime të dorëzimit të produktit, zbatimit të pagesës, si dhe për t’ju informuar dhe reklamuar produktet dhe shërbimet e ofruara nga ne, në qoftë se ju keni zgjedhur këtë opsion dhe ajo është mbajtur sipas dispozitave të mbrojtjes së të dhënave personale dhe të mos lihen të palët e treta.

Informacionet që ne kemi nevojë për regjistrim:
–     Emri dhe mbiemri
–     E-mail
–     Adresa për dërgimin e porosisë dhe
–     Numri i telefonit


Të dhënat që ne mbledhim dhe mbajmë, nuk do të publikohen, shiten ose dorëzohen tek një palë e tretë, përveç nëse autoritetet kompetente në mënyrën të përcaktuar nga legjislacioni i Republikës së Shqipërise, i kërkojnë.

Smartia Electronics Store rezervon të drejtën për të përdorur adresën IP dhe të dhëna të tjera të përdoruesit për të zbuluar identitetin e tyre në rastin e zbatimit të ligjit dhe procedurave ligjore.
Në çdo moment ju mund të ndryshoni, përditësoni ose korrigjoni të dhënat e pasakta personale dhe informacionet. Pavarësisht dhënies së pëlqimit, Ju keni të drejtë që në çdo kohë të bëni tërheqjen e pëlqimit për procesim të të dhënave tuaja personale. Tërheqjen e pëlqimit mund t’a bëni duke na kontaktuar me e-mail në adresë: info@smartia.al ose përmes postës në adresë: Smartia Electronics Store, Lagja 11, Rr. Petraq Boshnjaku, Durres, 2001.

Media

Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit e cila është bazuar në pëlqimin të dhënë para tërheqjes së tij.

E drejta për të përmirësuar të dhënat tuaja personale.

Nëse dëshmoni që të dhënat tuaja personale të cilët ne i posedojmë nuk janë të sakta, ju mund të kërkoni që të dhënat e pasakta të përmirësohen, përmes adresës elektronike: info@smartia.al 

E drejta për të fshirë të dhënat personale.

Ju keni të drejtë të kërkoni që të kufizojmë përpunimin e të dhënave tuaja personale dhe/ose fshirjen e të dhënave tuaja. Kërkesën për fshirjen e të dhënave të lidhura me ju, mund ta paraqitni në çdo moment dhe Smartia Electronics Store do t’i fshijë ato të dhëna. Kërkesën për fshirje të dhënave personale mund ta kërkoni në adresën elektronike: info@smartia.al 

E drejta e kundërshtimit

Nëse konsideroni që të drejtat tuaja janë shkelur, ju keni të drejtë për të paraqitur kundërshtim. Për të ushtruar të drejtat tuaja, dërgoni një e-mail në adresën elektronike në vijim: info@smartia.al 

E drejta e ankimimit.

Ju keni të drejtë për të paraqitur ankesë në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale:

  • Nëse mendoni se ato të dhëna nuk jemi duke i përpunuar në përputhje me pëlqimin tuaj 
  • Nëse përpunimi bëhet me ndihmë të procedurave të automatizuara.

E drejta për kufizimin e përpunimit:

Mund të kërkoni kufizimin e përpunimit e të dhënave tuaja:

  • Nëse kundërshtoni saktësinë e të dhënave gjatë një periudhe që na lejon të verifikojmë saktësinë e këtyre të dhënave; 
  • Nëse përpunimi i të dhënave ka qenë e kundërligjshme, por refuzoni fshirjen dhe në vend të kësaj kërkoni kufizimin e përdorimit e të dhënave;

Nëse na drejtoheni përmes e-mail për të ushtruar të drejtën tuaj, Smartia Electronics Store mund të kërkojë nga ju që të identifikoheni para se të vazhdojë me kërkesën tuaj.

Ju duhet të keni parasysh se nëse kërkoni që të ndalohet përpunimi i të dhënave të juaja personale, ne nuk do të kemi mundësi që t’ju ofrojmë shërbimet për të cilat të dhënat e juaja janë të nevojshme.

Smartia Electronics Store  ka adoptuar një politikë për sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave, e cila tregon angazhimin tonë për të mbrojtur privatësinë e konsumatorëve.


Me përjashtim të të dhënave të natyrës financiare, të gjitha informatat që ne mbledhim nga faqja e internetit janë ekskluzivisht për përdorimin tonë (marrëdhënie me klientët, me qëllim të përcjelljes, etj). Dhe ato nuk do ju kalohen të tjerëve për asnjë arsye. Nuk mbledhim ndonjë informacion të natyres financiare, si numri i kartës dhe kështu me radhë.


Të dhënat mbi kartën e kreditit dhe llogari bankare do të mbahen dhe përdoren vetëm nga Banka për pagesën e produkteve / urdhrave për kryerjen e transaksionit. Transaksioni në krye të produktit është i përpunuar përmes kartës së kreditit dhe pagesa bëhet përmes portalit të Bankës. Portali përdor mbrojtje të avancuar te të dhënave dhe të gjitha proceset do bëhen nëpërmjet një lidhje të sigurt me bankën.

Të miturit nuk mund të japin të dhëna personale pa leje nga prindërit ose kujdestarët e tyre dhe ne nuk do angazhohemi pa vetëdijen e tyre për të mbledhë apo të përdorë të dhënat nga të miturit.

Ne kemi marrë të gjitha masat mbrojtëse për të mbrojtur të dhënat personale të konsumatorëve në mënyrë që të minimizojmë rrezikun e qasjes së paautorizuar dhe keqpërdorimin e tyre.

Kjo politikë e privatësisë hyn në fuqi në Nëntor 2023.
Smartia Electronics Store mban të drejtën e ndryshimit dhe plotësimit të Politikës së Privatësisë në çdo kohë. Ndryshimet në politikën e privatësisë do të publikohen në faqe, 10 ditë para se të hyjnë në fuqi. Me qëllim të përcjelljes së ndryshimeve, ju udhëzoheni që të klikoni web-faqen tonë në mënyrë të frekuentuar.

Baza ligjore e përpunimit të të dhënave personale është Ligji Nr.9887, datë 10.3.2008 “PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”, me ndryshimet dhe plotësimet që mund të bëhen kohë pas kohe.

Produkti është shtuar ne shportën tuaj